Loading...

Komenti epik i Xhemit, ja si përgjigjet Arbana Osmani

Moderatorja Arbana Osmani është në pritje të ëmbël. Pritet që së shpejti, ajo të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.

Arbana Osmani ka djalin Jon nga martesa e mëparshme. Ndërsa pritet të sjellë në jetë fëmijën me partnerin e saj, Eduart Grishajn.

Por duket se pritja e ëmbël e moderatores “nuk paska fund”. Këtë e ka vënë në dukje edhe mikesha e saj, Xhemi Shehu.

Arbana Osmani publikoi një foto me djalin, Jonin që qëndronte i ulur në prehrin e nënës së tij dhe në fytyrë mbante një maskë si për Halloween.

“S’e di juve a ju ka ardhur gjë Halloween-i nja 3 jave para apo vetëm mua?”– shkroi moderatorja krahas fotos.

“Moj po vjen dhe Viti i Ri e ti prapë nuk po lind,”- i komentoi Xhemi Shehu.

Ndërsa Arbana Osmani iu kthye: “Je gazmore si tip, kot nuk thonë.”

Moderatorja e ka mbajtur shtatzëninë e saj shumë private. Ende nuk dihet sa muajshe shtatzënë është dhe gjinia e bebit që do vijë në jetë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com