Loading...

Luana Vjollca i jep fund lidhjes me biznesmenin? Zbulohet e vërteta

Prej disa ditësh, në mediat rozë është përfolur se Luana Vjollca dhe Krenar Cocaj janë ndarë.

Dy ishin shkaqet që nxitën këto thashetheme: fakti që ata i kishin bërë “unfollow” njëri-tjetrit në Instagram, gjë e cila ka ndodhur shpesh gjatë këtyre viteve dhe nuk mund të merret si fakt i mirëfilltë.
Së dyti, njerëzit aluduan se janë ndarë pasi Krenari nuk u pa në ditëlindjen e moderatores, argument që as ky nuk qëndron sepse Luana dhe ai nuk kanë postuar kurrë krah njëri-tjetrit, pasi ende nuk e kanë bërë publike marrëdhënien e tyre.

Por ky lajm nuk është i vërtetë dhe madje lidhja e tyre po ecën shumë mirë.

“Prive” ka mësuar se ata aktualisht po investojnë për një shtëpi të përbashkët në Tiranë.
Duket se moderatorja e ka tërhequr plotësisht në Shqipëri Krenarin, pasi raportohet se ai po punon këtu për bizneset ekzistuese dhe po ashtu po investon edhe në nisjen e sipërmarrjeve të reja.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com