Loading...

Këngëtarja Fifi reagon pas kritikave për rënien nga pesha: E kam dashur dhe e dua trupin tim

Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistik, Fifi, njihej për format e saj dhe pas dëbësimit inspiroi jo pak, sidoemos të rinjtë që janë mbi peshë, apo të shëndoshë.

Këngëtarja bëri gjatë pandemisë dhe verës një ndryshim drastik, duke humbur shumë kile.

Ajo duket se për t’u kujdesur për shëndetin e saj fizik dhe mendor, ka ndjekur një dietë speciale.

Megjithatë ndjekës të shumë e kanë kritikuar për dobësimin.

Një prej tyre i ka dërguar mesazh, ku shprehet se me humbjen e peshës Fifi është bërë njësoj si femrat e tjera.

“Fifi unë shumë të kanë vlerësuar tepër, ke qenë numër 1 me stilin tënd. Por unë mendoj që ‘ok” të humbësh kilogramë, po ti tani të humbasësh shumë je bërë si ato të tjerat, kurse shëndeti yt ka qenë forcë”.

“Për të gjitha ato që ke thënë se estrada nuk i pranon për kilogramët që kanë, tani edhe ti je bërë si ato të tjerat,”- i shkroi ndjekësja.

Këngëtarja u revoltua nga mesazhi dhe e postoi në InstaStory, duke thënë se ajo e dashuron trupin e saj, të shëndoshë, apo elegant. Ndërsa i uroi që Zoti t’u japë dashuri të tjerëve, në vend të vrerit.

“Për mesazhe të tilla unë kam vetëm një përgjigje. Unë çdo herë e kam dashur trupin tim, si kur kam qenë 100 kg si tani 69 kg. Zoti ju bekoftë e ju dhëntë dashuri në vend të vrerit! Me shumë dashuri Fifi,”- shkroi ajo, pas mesazhit që duket se nuk i ka pëlqyer këngëtares.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com