Me një eksperiencë të gjatë në televizion dhe me qindra të ftuar në studio, moderatorja e njohur do të shfaqë veten në një tjetër dimension, kësaj here në një ekran tjetër, me programin më të ri të përditshëm që do të drejtohet prej saj.
Oferta tunduese e “News 24” e ka bërë Anilën të “divorcohet” nga televizioni i “Vizion Plus”, ku prej vitesh portreti i saj shfaqej në ekran.
Anila identifikohet përmes buzëqeshjes, për qetësinë dhe maturinë, me aftësinë për të trajtuar me lehtësi tema të larmishme të fushave të ndryshme.
Me gjithë vitet e shumta në ekran, Anila Çela në fillim të këtij sezoni televiziv vendosi të braktisë udhëtimin e saj disavjeçar me “Vizionin e pasdites”, për t’ia nisur me “Nga e para”, emision që nis transmetimet së shpejti, nën drejtimin esaj.
Puna e saj në televizion ka nisur në “Koha Tv” në 2005-ën dhe në vitet 2007-2019 punoi në “Vizion Plus”. Në gjithë këto vite eksperiencë ka drejtuar emisione të përditshme të formateve të ndryshme.
Për rreth 5 vite e kemi parë të drejtojë emision mëngjesi dhe mesdite si: “Konak”, “Caffe Express”, “Dita ime”, “Mesditë”. Për të vazhduar më vonë me emisionet e pasdites si: ”Ora 5pm” e “Vizioni i Pasdites”.
Dy sezonet e fundit ka realizuar formate si “Extreme Makeover”, “Home Edition Albania” apo “Nga e para”, formati me në fokus familjet në nevojë, të cilave u rindërtohej shtëpia në 7 ditë.
/NOA.al