Bashkëshortja e këngëtarit të njohur Sinan Hoxha, Andrra ka publikuar foto nga dita e dasmës, pesë vite më parë, kur ata vendosën të shkonin në altar.
“5 vite më parë, në altarin e dashurisë u betuam mes emocionesh për lumturi të përjetshme, të cilën e dëshmoj çdo ditë pakursim”, ka shruar ajo.
“Kemi bekimin e zotit, për ajrin e dashurisë që frymojmë dhe rrjedhën e pafundme të çasteve që sëbashku përqafojmë”.
“Je buzëqeshja ime që kurrë s’do të venitet, je loti im i gëzimit! S’me tremb asnjë dallgë e jetës, sa kohë streha ime je ti! Jemi festa e jetës së njëri-tjetrit, gëzuar dashuri”, shkruan Andrra në postimin dedikuar bashkëshortit të saj, Sinan Hoxhës.