Loading...

Emisioni i Arian Çanit ndryshon ekran

Sezoni i ri televiziv po shoqërohet me ndryshime të mëdha, thuajse të gjitha ekranet.

Këtë vit do të ketë edhe lëvizje të bujshme.

Mësohet se emisioni “Zonë e lirë”, që prej 17 vitesh drejtohet nga Arian Çani, nuk do të shfaqet më në sezonin e ri, në ekranin e Tv Klan.

Gjatë sezonit të ri, Çani pritet ta transmetojë emisionin e tij në kanalin e Abc News, kanal që është shitur nga pronari i Tv Klan, Aleksandër Frangaj.

Nuk dihet ende nëse ka ndonjë konflikt që e ka bërë Çanin të heqë dorë nga ekrani i TV Klan, për t’u larguar.

Atij mësohet se nuk i është rinovuar kontrata dhe largimi shihet i sigurt.

“Zonë e Lirë” e nisi transmetimin në Telenorba në vitin 2003, për t’u transferuar më pas te Tv Klan dhe më tej në Vizion Plus. Prej vitesh tashmë, ky emision shfaqej në Tv Klan.

/NOA.al

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com