Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Ledina Çelo i është nënshtruar testimit për koronavirus së bashku me vajzën.
Këngëtarja ndodhej me pushime në Shqipëri, madje edhe nga fotot e fundit, ajo tregon se vazhdon pushimet në vendin tonë.
Sot Ledina ka shfaqur në rrjete sociale momentin kur i është drejtuar qendrës shëndetësore ku kryhen testimet.
Në “Instastoryn” e saj Ledina shihet duke biseduar me vajzën, e cila mesa duket ka frikë nga testi.
“Ke frikë që do të na bëjnë testin? Ja ku është ajo”, dëgjohet t’i thotë Ledina vajzës së saj teksa janë duke iu drejtuar me makinë qendrës ku kryhen testimet.
Mësohet se këngëtarja dhe vajza e saj nuk kanë shfaqur simptoma të virusit, por u është dashur testi për udhëtimin, pas mbylljes së pushimeve në Shqipëri.
Ledina me familjen jeton prej vitesh jeton në Gjermani.