Loading...

Operatorët e transportit publik zbatojnë masat anti-COVID

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bëri të ditur se në të gjitha linjat e transportit qytetas po zbatohen me rigorozitet masat për parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

Mëngjesin e 6 korrikut, pas gati 4 muaj ndërprerjeje për shkak të masave kufizuese ndaj pandemisë, rinisi transporti publik në kryeqytet.

Sipas dakordësisë mes operatorëve të transportit urban dhe autoriteteve, për të gjithë qytetarët, përdorimi i maskës është i detyrueshëm gjatë gjithë udhëtimit sikurse duhet respektuar distanca fizike përgjatë kohës së qëndrimit në autobus si edhe në hyrje e dalje.

Në stacionet e qëndrimit udhëtarët janë të detyruar të përdorin maska gjatë pritjes së autobusit ndërsa personeli i transportit publik qytetas/rrethqytetas (shoferë, faturino, kontrollorë) do të jenë të detyruar të përdorin maska.

Gjithashtu, mjetet e operimit do të dezinfektohen në mënyrë periodike në ambientet e operatorit transportues nga stafi i tij dhe mjetet e operimit në transportin qytetës/rrethqytetas për personelin e shërbimit (shoferë, faturino, kontrollorë) do të pajisen me dizinfektantë me bazë alkooli.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë shprehu mirënjohjen për zbatimin e masave nga ana e operatorëve.

“Mirënjohje operatorëve të transportit qytetës për punën, për kujdesin për pasagjerët dhe personelin me masat anti-COVID-19, për sakrificën ekonomike e vijimin e shërbimit në kushte e vështirësi të jashtëzakonshme”, thuhet në deklaratën e MIE-s./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com