Loading...

Krijon lidhje mes 4 zonave pjesë e projektit “100 Fshatrat”/ Punime intensive për ndërtimin e aksit rrugor Korçë-Ersekë

Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Korçë-Ersekë po vijojnë me intensitet të lartë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar publikoi sot foto të punimeve përgjatë aksit rrugor.

Rruga Korçë-Erseke është e ndarë në tre lote. Loti i parë ka përfunduar që në 2018-ën.

Loti i parë i aksit rrugor Korçë-Ersekë krijon lidhjen e qytetit më të madh të juglindjes, me 4 zona të cilat janë pjesë e projektit “100 Fshatrat”.

Ndërtimi i aksit rrugor Korçë-Ersekë nuk do të shërbejë vetëm për të përmirësuar lëvizjen e automjeteve. Projekti përfshin edhe ndërtimin e trotuareve, korsive të biçikletave, ndriçimin dhe gjelbërimin. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com