Loading...

Lleshaj: Hapje graduale e disa sektorëve pa riskuar aspak atë që është arritur

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaron se “Qeveria po punon me një grup ekspertësh për të kaluar në një fazë të dytë, një hapje graduale e disa sektorëve të jetës publike dhe ekonomike pa rriskuar aspak atë që është arritur deri tani”.

“Çështja është në diskutim, por tendenca është që të krijohet më shumë mundësi për punë aty ku risku është i menaxhueshëm. Në përgjithësi qytetarët e kanë kuptuar shumë drejt rëndësinë e masave të marra në favor të tyre”, tha ministri.

Mbi ndryshimet në Kodin Penal në këtë situatë pandemie nga COVID-19 ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha, se synojnë të parandalojnë vrasjen që vjen nga agjentë të padukshëm.

Lleshaj u shpreh se, “ne jemi në një situatë të pazakontë që kapërcen çdo lloj fantazie. Situata të tilla nuk mund të menaxhohen me mjetet e zakonshme. Duhet të ndërmarrim hapa që na çojnë në zgjidhje ligjore, të qëndrueshme në situata të tilla. Vepruam me akte normative se nuk ka një bazë ligjore dhe në këto kushte duhet të ndërtojmë instrumente të rinj që nuk i kemi patur. Sapo të fillojmë lehtësimin e masave ne na duhet që të shtrëngojmë masat ndaj devijimeve”.

Lleshaj tha se, “nëse nesër me hyrjen ne fuqi të ligjit do dënohet me burg një qytetar që është bartës i virusit, sigurisht që parësore do jetë pikëpamja shëndetësore, ose do karantinohet në kushte burgu”. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com