18-vjeçarja Drita Ziri është përzgjedhur si mbretëresha e bukurisë, duke rrëmbyer kurorën e “Miss Earth 2023”. Në një konferencë për shtyp sëbashku me producentin e “Miss Shqipëria” Petri Bozo, ajo tha ngritja e flamurit Shqiptarë ka qenë momenti më emocionues në jetën e saj.
“Një emocion i paparë kur dëgjoja “Albania” që thirrej në atë skenën madhështore në Vietnam dhe shikoja veten pastaj prapa skenave kur bëheshin reklamat. Ishte diçka e bukur. Nuk e prisja që pas top tetëshës të isha në top katër. Doja shumë që të isha, por nuk e prisja. Mendova që nuk do të ndodhë. Është shumë e bukur, është diçka shume e veçantë që të ndodhë. Nuk mund të jetë kaq e mrekullueshme, por që ndodhi dhe kur isha në top katërshe në atë moment thash, ‘nuk dua më, kaq jam shumë e lumtur’ dhe jam shumë falenderuese ndaj të gjithëve që më suportuan sepse do të ishte shumë e vështirë. Kisha nevojë për shumë suport emocional sepse ishte vështirë të ishe vetëm në një kontinent tjetër.”
Producenti i Miss Shqipëria Petri Bozo vlerësoi Drita Zirin për arritjen dhe punën e shkëlqyer të saj.
“Ngjarje historike për të gjithë eventet e bukurisë në Shqipëri dhe fitorja që ka marrë gjithashtu është e veçantë sepse asnjë vajzë shqiptare që nga viti ’91 që është zhvilluar konkursi i parë i bukurisë në Shqipëri që ka fituar Valbona Selimllari nuk ka mbërritur dot në këtë shkallë suksesi. Drita konkurroi në Vietnam mes 85 shteteve të botës dhe arriti që të triumfonte ‘step by step’. U zgjodh në fillim në top 20, pasataj në top 12, pastaj në top 8 dhe pastaj në katërshe deri në fitoren e kurorës duke mposhtur në katërshen e fundit tre shtetet aziatike që për hir të së vërtetës kanë një super vlerësim për figurën femërore dhe për figurën e missit në shtetet e tyre.”
Bozo vlerësoi faktin se “Deliart” për herë të parë këtë vit ka marrë të drejtën për ‘Miss Earth’ dhe u kthyen me çmim të parë.
“Ku ka më mirë sesa që në vitin e parë që ne marrim të drejtat zyrtare për të përfaqësuar Shqipërinë në një kompeticion kaq të madh të vijmë me kurorën e madhe në Shqipëri. Është sukses gjithashtu për Shqipërinë sepse me këtë rast vëmendja i shtohet vendit tonë.”
Drita Ziri, 18-vjeçarja nga Kruja, u përzgjodh Miss Earth 2023 mes 85 shtetesh pjesmarrëse dhe është misi me moshën më të re në këtë kompeticion bukurie në nivel botërorë.