Shqipe Hysenaj në një bisedë të fundit me një prej banoreve të BBVK habiti me deklaratën e saj teksa fliste për fituesin e “BBV2”, Luiz Ejllin. Ajo u shpreh se ky i fundit pas daljes nga programi është takuar me ish-partneren e tij, Genën.
Shqipja tregoi gjithashtu se fotoja virale asokohe ku shihej Kiara Tito me të ëmën e këngëtarit, nuk ishte moderatorja por Gena, ish-i i Luizit. E si duket kjo deklaratë e Shqipes nuk i ka shpëtuar as këngëtarit.
Luizi ka qenë në një video live me Kiarën dhe teksa po diskutonte me ndjekësit, në mënyrë ironike ai thotë: “Nuk e puth (Kiarën) se nuk e lejon kontrata”.
Me këtë, ai ka lënë të kuptohet se nuk mund t’i reagojë direkt Shqipes, por me siguri një përgjigje ka për ta marrë pasi kontrata e tij të mbarojë.