Loading...

‘Jemi ndarë’, Sofiela dhe Erato i japin fund lidhjes, zbulohet arsyeja

Pas daljes nga “Love Island Albania”, ish-konkurrentët Sofiela dhe Erato deklaruan hapur marrëdhënien e tyre, por duket se gjithçka është shuar shpejt. Gjatë bisedës në “Rudina” në Tv Klan, Sofiela thotë se secili prej tyre ka vendosur të ndjekë rrugën e tij.

Sofiela: Për momentin, kemi vendosur të shkojmë çdonjëri në rrugët e veta.

Rudina Magjistari: Po çfarë ndodhi se kur ishit këtu e kishit ndarë mendjen që do të vazhdonit bashkë, gjenit shumë pika të përbashkëta me njëri-tjetrin…

Dasara Karaiskaj: Më fal që të ndërpres, por këtë do ia ketë thënë gjatë natës se mbrëmë në gjysmëfinale tha “ja një çikë ashtu, nuk e dimë akoma”. Natën do e kenë vendosur që janë ndarë që sot erdhi dhe tha…

Sofiela: Vendosëm që të shohim njëherë jetën tonë dhe do i lëmë gjërat hapur tani.

Dasara Karaiskaj: Po çfarë ndodhi tani?

Sofiela: Jemi ndarë.

Rudina Magjistari: Cila ishte drama juaj, çfarë ndodhi?

Sofiela: Thjesht çdo njeri ka ato, pret diçka nga jeta. Unë pres diçka tjetër, ai diçka tjetër dhe…

Rudina Magjistari: Cila ishte pika që…

Sofiela: Po ngaqë unë kam shumë punë në Gjermani dhe tani nuk e di a bëhet që të jemi aq shumë kohë në Shqipëri bashkë.

Pavarësisht gjithçkaje, Sofiela shton se do vijojë të ketë një raport të afërt me Eraton.Sofiela: Si njeri, do e mbaj afër Eraton ngaqë është shumë njeri i mirë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com