Një nga temat më të diskutuara në rrjet kohët e fundit ka qenë raporti që ka çifti i njohur i showbizzit, Ledri Vula dhe Sara Hoxha.
Por si qëndron e vërteta e maredhënies së tyre? Për këtë ka folur vetë “e zonja e punës”, Sara Hoxha.
“Ledri është në shtëpi. Ju e dini shumë mirë si funksionojnë mediat, kështu që do e shihni.”
“Pra, jeni e lumtur?” pyeti gazetarja. Po, unë jam shumë e lumtur,” tha Sara në një intervistë.
Dyshimet se mes çiftit ka një krisje erdhën pasi Ledri mungoi në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë.