Loading...

Çfarë nuk shkoi si duhet? Olsa Muhameti largohet në mes të emisionit ‘Më lër të flas’

Olsa Muhameti ka qënë pjesë e panelit të programit ““Më ler të flas” së bashku me Armand Pezën, Arba Gramo, Juli Ristani, duke diskutuar një temë mjaft interesante, atë të uljes së lindshmërisë.

Por gjërat nuk kanë shkuar aq mirë për autoren e programit “Për’puthen”, e cila ka rënë pre e një kamere të fshehtë të organizuar nga moderatorët Donald dhe Romeo Veshaj.

Një rezistencë elektrike e instaluar më herët poshtë kolltukut të saj, e ka vënë në siklet për disa minuta rresht autoren e njohur.

Djegia është bërë e padurueshme, saqë Olsa Muhameti është detyruar të ngrihet dhe ta lërë kështu në mes emision…

Lidhur me temën e diskutimit, Olsa ka treguar që pavarësisht se ka patur një lidhje 10-vjeçare, ajo ka vendosur të mos sjellë në jetë një fëmijë.

“Unë mendoj që shkatërrimi i shoqërisë nuk po vjen prej faktit që unë nuk po bëj fëmijë. Në qoftë se unë nuk kam bërë një fëmijë, unë jam gocë e kujdesshme për nënën time, jam një teze e kujdesshme për nipërit e mi. Pra secili nga ne që nuk ka bërë fëmijë, kontribuon në një farë mënyre në shoqëri, mnë familje etj”, ka thënë Olsa.

Ndër të tjera autorja e “Për’puthen” ka shtuar se ajo që në të vërtetë po shkatërron shoqërinë është martesa në moshë të vogël.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com