Moderatorja shqiptare Erjola Doci është një ndër vajzat e televizionit që jetën e saj private dëshiron ta lërë jashtë kamerave.
E ftuar në emisionin “Se Luan Topi”, Erjola si rradhë herë ka folur rreth jetës së saj personale.
Mes lotësh ajo tha se babai i saj është ndarë nga jeta kur ajo ka qenë në një moshë shumë të re, teksa tregoi se ka qenë pikërisht i ati i cili i ka shpëtuar jetën pasi në moshën 4-vjeçare është djegur dhe kishte vetëm 3 përqind jetë.
Ndër të tjera ajo tregoi se një ndër arsyet pse nuk din not, është fakti se pikërisht babi i saj nuk ia doli t’ia mësonte pasi ndërroi jetë.
“Unë kam qenë vajza e vogël, fëmija i vogë dhe gjithmonë e llastuara. Në periudhën e formimit unë kam pasur një humbje famijare dhe pikërisht në këtë fazë ku u detyrova të jem e fortë, të bëj sakrifica në jetë, të shkëputem nga ekonomia e familjes. Ndodhi papritur. Askush nuk e priste, unë isha në periudhën që sa do të nisja gjimnazin. Unë kam qenë një vajzë shumë e lidhur me babin. Unë jam djegur, kisha vetëm 3% jetë dhe babai më ka dhënë gjak dhe më ka shpëtuar jetën. Kam qenë 4 vjeçe dhe mund të mos shpëtoja sepse as kockat nuk më ishin formuar. 99% mund të kisha humbur jetën. Ai me autoritetin e tij ka zgjidhur gjithçka. Një ndër arsyet se pse unë nuk di not sot është sepse po ma mësonte babai por ai nuk ia doli ta plotësojë dhe nuk dua të ma mësojë kush tjetër.”– tha Erjola.