Loading...

Luizi tërbohet pas fjalëve të Ronaldos: Të isha aty do…

Mbrëmjen e djeshme në ekrani e Top Channel ka nisur transmetimin emisioni “Kepi i VIP”-ave. Një ndër personazhet që është pjesë e këtij reality show është Ronaldo Sharka, i cili ka komentuar Kiara Titon si moderatore të këtij emisioni.

Sipas tij, moderimi i “Kepit të VIP”-ave duhet t’i falej atij dhe jo ish-banores së “Big Brother VIP”.

Lidhur me këtë ka reaguar sot partneri i Kiarës, Luiz Ejlli, i cili nëpërmjet një video në “Instastory” tregon se do donte të kishte qenë pranë saj për ta mbështetur dhe se të gjithë do të merrnin “përgjigjet që meritojnë”.

“Unë kam qenë në xhirime dhe nuk kam arritur ta shoh Kiarën tek ‘Kepi i VIP-ave’.

Po shikoja disa pjesë tani dhe më vjen keq për dy gjëra. E para që nuk kam patur mundësi të jem krah saj në Turqi dhe e dyta,

pash disa momente që disa personazhe po bënin si ‘koka shkencash’. Po të kisha qenë aty, do merrnin përgjigjet që meritojnë, por, siç e thotë shprehja: ‘Kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle!’”- është shprehur këngëtari i dashur për publikun.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com