Loading...

Elvis Pupa ironizon maturantët: ‘Të mësonin nuk do ikte kush nga ky vend’

Të gjithë të rinjtë që kanë përfunduar provimet e Maturës, janë fokusuar te mbrëmja që do t’i mbetet gjatë në kujtesë. Por shpenzimet e luksit për këtë mbrëmje duken shumë të mëdha pasi duan që të duken sa më bukur në natën e rëndësishme.

Vajzat zgjedhin fustanet më të shtrenjta, e djemtë kanë fokusin tek makinat e luksit që i marrin borxh ose me qira, për parakalimin e famshëm. Pamjet bëhen virale në rrjet, ndaj aktori i njohur Elvis Pupa nuk e ka shmangur komentin.

Ai shkruan se nëse të rinjtë do ishin kaq të shqetësuar për të mësuar sa janë për të blerë makinat, nuk do të largoheshin nga vendi.

”Parakalimi i maturantëve. Të ishin lodh për të msu kaq sa janë lodh për me gjet makinat nuk do ikte kush nga ky vend”, tha Pupa.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com