Loading...

Dy shokët e ngushtë të Luizit reagojnë për herë të parë dhe kjo nuk ka për t’i pëlqyer këngëtarit

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli tregoi se ishte çuditur nga surpriza e dy djemve në shtëpi, Marios dhe Jonit.

Sipas Luizit, djemtë kishin dy vite që nuk flisnin me njëri-tjetrin, jo për shkak të ndonjë sherri por sepse situatat kishin ardhur në atë mënyrë, sa ata ishin ftohur.

Ish-konkurrentit nuk i pëlqeu aspak fakti që miqtë e tij të vjetër kishin dalë kudo nëpër media për të përfituar prej tij, duke treguar se e njihnin Luizin dhe e kishin shumë shok.

Mario dhe Joni s’kishin bërë asnjë reagim, deri më tani. Dy djemtë janë takuar me njëri-tjetrin dhe krahas një fotoje ku shfaqen duke trokitur gotat teksa konsumojnë alkool, shkruajnë:

“E lagu… s’e lagu. KQR?”

Me këtë fjali, duket se djemtë nënkuptojnë se s’i bëhet fare vonë për situatën e ndodhur me Luizin.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com