Loading...

10 ditë nga dasma, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj nisin me ‘ahengun’

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të martohen së shpejti me një ceremoni private në Toskana Itali.

Është bërë e ditur se dasma do të mbahet në datën 17 qershor dhe prej kohësh Arbana ka treguar se po meret me përgatitjet e ceremonisë.

Kjo është edhe arsyeja pse pjesën më të madhe të kohës çifti po e kalon në shtetin fqinj.

Por së fundmi Arbana dhe Eduarti ndodhen në Tiranë ku moderatorja ka ndarë një video nga rrugët e kryeqytetit ku Eduarti ja ka marrë këngës me çifteli.

“Mirë, por sikur jemi pak herët me ahengun”, shkruan Arbana.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com