Almeda Abazi në një intervistë ekskluzive për “S’e Luan Topi”, ka folur për njohjen me aktorin dhe tashmë bashkëshortin e saj, Tolgahan Sayi?man. Modelja e njohur shqiptare tha se kishin të njëjtin grup shoqëror.
E pyetur nëse kishte ndonjë shkëndijë apo gjest që i çoi drejt romancës, Almeda thotë se vetë është e ftohtë në karakter, kështu që pjesën e flirtit ia la Tolgës. Megjithatë, në fund kuptoi që ajo dhe Tolga ishin të ngjashëm në karakter, edhe pse ishte ai që e bëri hapin i pari.
Almeda: Kishim të njëjtin rreth shoqëror. Shiheshim me njëri-tjetërin shumë shpesh. Pëlqeheshim, por që nuk e denim.
Erjona Rusi: Por s’kishte asnjë shkëndijë. Nuk kishte bërë nonjë gjest, apo nuk e di?
Amleda: Sigurisht që kishte, por unë jam pak njeri i ftohtë në aspektin e lidhjeve. Nuk flirtoj shumë kollaj, ndaj ja lash Tolgës atë pjesë. Por që pëlqimin e kisha sigurisht. Edhe Tolga tipin e ka si unë, që do të thotë se edhe ai ka pritur nga unë.
Pra të dy prisnim nga një shenjë nga njeri-tjetri dhe Tolga e dha shenjën.
Erjona Rusi: Cili ishte ky sinjali i parë?
Almeda: Në fillim neve ishim… pra siç e thash, unë nuk dola me ftesën e parë. Ne në fakt kishim dalë shpesh në grup, por kësaj radhe kërkoi që të dilnim tek.