Loading...

Rrëfimi i Kristit në BB VIP: ‘Pashë Shqipërinë në të gjitha ngjyrat e saj’

Në rrëfimin e tij në “Big Brother VIP”, Krist Aliaj është shprehur se rrugëtimin e tij ‘nuk e shikon si lojë por si një jetë’.

Ai rrëfeu se në shtëpinë më të famshme ka parë Shqipërinë në të gjitha ngjyrat e saj, ‘me femrat manipulatore deri tek ato shumë të sjellshme, nga meshkujt agresiv deri tek ata që sakrifikojnë’.
Kristi tregoi se si është ndjerë i ‘sulmuar’ në BB VIP për mënyrën e veshjes dhe komunikimit’. Gjithashtu tha se kjo ka qenë ‘një eksperiencë tansformuese’.

Rrëfimi i Kristit:
Ftesa e parë më erdhi shumë surprizë. Kisha shumë dyshime, kisha shumë pikëpyetje, shumë gjëra. Thashë shiko ‘është një shans për mua, e kanë shumë pak veta këtë shans’. Edhe thashë po, le ta bëj.

Mendimet e para të them të vërteten se çfarë prisja, ishin shumë negative. Si do isha përshtatur me dinamikat, me banorët, me Shqipërinë. Ditën e parë sikur linda në një botë tjetër. U fut në një situatë shumë absurde, domethënë shumë ekstrem i madh mes asaj që kisha dhe aty ku erdha, shtëpia e BB VIP.

Pashë Shqipërinë në të gjitha ngjyrat e saj. Nga femra dhe goca shumë manipulatore deri te femra dhe goca shumë, shumë të sjellshme, shumë të zgjuara. Edhe si te meshkujt, agresiviteti, intimidimet që janë gjë e përditshme në shoqërinë shqiptare. I njoha të gjitha këtu. Por njoha edhe mashkullin shqiptar që sakrifikon, që çfarë nuk bën të fitojë, çfarë nuk bën të motivojë vetën, çfarë nuk bën të kalojë situata të vështira.

Mbaj mend ngacmime e batuta shumë të thjeshta që më shqetësonin të them të vërtetën. Pse më ngacmojnë mua, pse këto batuta të shëmtuara për mua, për stilin e veshjes, për stilin e komunikimit. Aty thashë nuk e di sa do zgjasë. Detyrova veten të mësoja këto gjëra, ti përjetoj ndryshe dhe të përshtatem edhe unë, ti kuptoj njerëzit.

Prindërit më kanë munguar tërë kohës, një gjë që nuk e kam treguar shumë. Eksperienca e parë që kam qenë vetëm në çdo sfidë, në çdo ballafaqim. Kur hidhesh në një situatë krejt vetëm, kërkon majtas e djathtas për figura, figura që mund ti përngjajnë motrës, babait dhe nënës tënde. Jam një person që kam arritur të jem vetvetja. Nuk kam sforcuar muhabete, marrëdhënie, situata për hir të lojës.

Raporti me Keisin mbaj mend që nisi me naivitetin më të madh dhe kjo është gjëja më e bukur. Shumë jorealiste në atë moment se thashë nuk kisha fare interes të lidhesha romantikisht, por ja që ndodhi.

Këtu ka qenë Kristi më konfuz, pa fjalë në gojë dhe këtu thashë do dal. Do dal jo të shpëtoj veten, por duhet të dal të shpëtoj babain që erdhi i merakosur, duhet të shpëtoj Keisin dhe vetveten. Jam shumë krenar për mënyrën që kam jetuar këto muaj, për gjërat që kam kaluar këtu. Kur shikoj këto imazhe, mënyrën se si i kam përballuar, jam vërtetë shumë krenar.

Këtë eksperiencë e konsideroj shumë të bukur edhe në atë negativitetin ekstrem që ka pasur për mua këtu brenda. Por ca gjëra shumë të vogla që kanë qenë pozitive si këto momente këtu, i kanë sfomuar atë masën negative që kam kaluar.

Eksperiencë transformuese, seriozisht. Ky momenti me mamanë time kuptova se ca gjëra prekin shumë familjarët që ke jashtë, aty më erdhi shumë keq. Thashë që ok unë i përballoj ca gjëra, çdo gjë që përballon ka edhe koston e vet.

Ka një mama jashtë që e shikon në sy tjetër, shikon fëmijën e vet në situata shumë të vështira. Shumë i luftuar, i kundërshtuar, i kritikuar tërë kohës, për këpucët, për pasione, për gjëra.

Shumica e banorëve janë kritikuar për lojën që bën kurse unë kam pasur një ndjenjë që më kanë sulmuar si person, si njeri. Ti je robotik, nuk je emocional. Kur kthehem mbrapsht për këto imazhe, mund të kisha qenë me emocional. Duhej të kisha reaguar më fort.

Jam i sigurt që jam i vetmi banor që rrugëtimin në Big Brother nuk e shikon si lojë, si eksperiencë, por ka qenë një jetë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com