Kunati i Luiz Ejllit, Sokol Tahiri, ka qenë një emër i përfolur në mediat online pas vizitës që i bëri këngëtarit brenda shtëpisë së BBV.
Direkt në ditën pasardhëse, ai hapi një ‘GoFundMe’ në emër të Luizit, gjë për të cilën ky i fundit nuk ishte aspak dakort dhe u shpreh se paratë e mbledhura do t’i dërgojë për bamirësi sapo t’i marrë.
Gjithashtu, Sokoli u përfol edhe për thirrjen që u bëri fansave pak kohë më parë për të mos ndjekur faqen e Instagramit të hapur nga Kiara, që tashmë është në duart e Luizit.
Ai ende vazhdon mos t’a ndjekë Luizin nga Instagrami i ri, ndërsa nga ana tjetër këngëtari e ndjek.
Mirëpo sot na tërhoqi vëmendje se kunati i tij është shfaqur me fituesin e “Big Brother 3”, Jetmir Salaj.
Pas deklaratës për Kiarën, kunati i Luizit ngre pikëpyetje
Ai ka qenë një figurë e përfolur në mediat sociale këto muaj për mbështetjen e madhe që ka treguar ndaj Luizit në live-t e organizuara në Instagram bashkë me Anaid Kalotin dhe të tjerë.
Mes grupit të tyre dhe Meridian Ramçajt ka pasur disa përplasje virtuale ku të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën se po keqpërdorin emrin e Luizit.
Teksa së fundmi Luizi hoqi Meridianin nga Instagrami duke treguar se nuk janë miq, nuk dihet se çfarë raporti ka ai me Jetmirin dhe nëse kanë komunikuar.
Mirëpo, kujtojmë që Luizi është shprehur se shumë personazhe me të cilët nuk ka patur miqësi para hyrjes në BBV, kanë përfituar nga fama e tij duke e mbështetur publikisht dhe duke e quajtur ‘mik’.