Loading...

‘Ndryshoi vizioni im për Oltën’/ Kristi flet hapur: Ajo donte të manipulonte, ndërsa Luizi…

I ftuar në “Ftesë në 5”, ish banori i Big Brother, Krist Dragot Aliaj foli në lidhje me eksperiencën e tij brenda shtëpisë dhe për dinamikat më të forta.

Ai ndaloi edhe në analizën e personazheve më të fortë brenda shtëpisë, ku Oltën e përshkroi si lojtarja që donte të manipulonte, ndërsa Luizin si ai që donte të nënshtronte.

Bieta Sulo: Kë ndieve më afër?

“Olta më jepte një lloj konforti dhe unë ia jepja Oltës dhe ishte më shumë se ajo loja mekanike që bënim si lojtarë. Vetëm e njihja si emër. Më pëlqeu se më bënte të shkëputesha nga loja, konforti që më jepte. Mua më pëlqente se psh. Olta bënte luftën e vetë dhe vinte te unë bënim shumë biseda normale.

Pastaj ndryshuan gjërat, ndryshoi vizioni im për Oltën, vizioni im për lojën, dinamikat e mia në lojë, marrëdhënia u bë toksike, prisnin gjëra nga njëri-tjetri që nuk i jepnim dot. Ajo donte që ne të bashkonim lojën, por unë nuk e bashkoja dot. Oltën nuk e përballoje dot kur fillonte me atë stilin manipulus dhe shumë imponues. Kishte shumë tentativa manipulimi, kurse Luizi kërkonte të të nënshtronte me lojën e tij. Këto ishin dy ektreme që luftonin”, tha Kristi gjatë intervistës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com