Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli ka sqaruar marrëdhënien e tij me Jurgenën, vajza që i menaxhoi Instagramin gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.
I ftuar në “Më lër të flas” me vëllezërit Veshaj, Luizi tha se e ka njohur shumë pak kohë para nisjes së Big Brother dhe ka dalë disa herë me të.
“Me Jurgenën jemi njohur, diku një muaj para se të hyja në Big. Kemi dalë dy tre herë (qesh).
Ajo ma hodhi si ide më tha mua, kur të hysh brenda të duhet një Instagram. Ç’më duhet mua i thash do jem brenda, duhet tha ta kesh kështu, ta mbaj unë. Mirë hape i thash se unë s’di dhe ajo e ka hapur”-tha Luizi.
–Ajo ka parë diçka te ti që ti se shihje Luiz?
“Atë se di unë. Tani është hapur tjetër, aktualisht atë përdor. Tjetri do mbyllet besoj se di”-tha Luizi.