Loading...

Make Up artisti zbulon se cila banore e ‘Big Brother VIP’ ishte ‘nazelie’ dhe si lindi ideja për t’i lyer flokët Luizit

Make Up artisti i njohur Henri Gjata, ka folur së fundmi për eksperiencën e tij në Big Brother VIP, ku së bashku më stafin e tij kanë grimuar të gjithë ish-banorët e shtëpisë për netët e spektaklit të madh.

I ftuar në “Wake UP”, Henri ka zbuluar se cilat nga vajzat kanë bërë naze për make up-in dhe si lindi ideja për t’i lyer Luizit flokët ngjyrë të verdha të cilat më pas u kthyen në një trend dhe të gjithë fansat e tij të zjarrtë bënë të njëjtin model flokësh si këngëtari.

“Shumicën e banorëve i njihja nga jashtë. Efi gëzohej shumë kur më shihte, është arritje të lyej një make up artist siç ishte Efi. Gocat kanë qenë shumë të mira, na kërkonin gjithmonë por veçanërisht Valbona Mema, kishte disa dëshira specifike, por e kam shumë xhan.(qesh) Olta nuk e donte penelin fare, thonte ‘mos më bëj bishta’.(qesh) Valbona thonte ‘po pse më lë të fundit’, kujtonte se e kishim lënë pas dore por thjesht ishim 4 make-up artist që duhet të bënim 16 veta”- tha grimieri.

Sa i përket Luiz Ejllit, i cili vendosi të ndryshojë ngjyrën e flokëve, si nisi e gjithë gjëja?

“E menduam, e diskutuam me Sezerin dhe më pas ia thamë edhe Luizit i cili pranoi menjëherë. Ai tha po, madje edhe për ngjyrat e tjera të flokëve ishte dakord. Kohët e fundit më kanë thënë që je bërë bjond prej Luizit ndërkohë që unë kam vite me këto flokë.(qesh)”- u shpreh Gjata.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com