Instagram-et e Luizi Ejllit si kur ishte brenda “BBV” edhe tani që është jashtë vazhdojnë të jenë të paqëndrueshëm.
Së fundmi llogaria “Its Luiz Ejlli” që u hap një javë para se ai të dilte jashtë shtëpisë është mbyllur sërish. “The user it’s not found” do të lexoni nëse do ta kërkoni në Instagram emrin e këngëtarit.
Në lidhje me këtë ka reaguar së fundmi Ermiona Lekbello e cila shprehet e keqardhur.
“Dje shkruajta me Luizin. E tmerrshme. Kush ia mbylli prap Instagramin? Kush e kishte passëord-in e tij. Oh sa keq po më vjen,”-ka shkruar Jona në Instagram-in e saj.
Kujtojmë që kjo llogari u hap nga partnerja e tij, Kiara Tito dhe menaxhohej nga ajo derisa doli Luizi dhe e mori në dorë vetë. Madje po në të njëjtën llogari (për të cilën fituesi i “BBV” u shpreh se është e vetmja që përdor) çifti u fut “live” duke arritur shumë shikime.