Shumë është folur gjatë këtyre muajve për shfrytëzimin e imazhit të Luizit nga njerëz të caktuar. Mes tyre edhe nga tre persona që pretendonin se ishin miqtë e tij: Mario Deda, Jon Ndoja dhe Meridian Ramçaj.
Dy të parët hynë edhe në shtëpinë e famshme duke e surprizuar Luizin. Por, asokohe ky i fundit tregoi se nuk kanë folur për një periudhë kohe. E pas disa ditësh deklaroi se shumë njerëz i kanë kthyer shpinën kur ka pasur nevojë por kur bëhet mirë rikthehen tek ai.
Kurse Meridiani, ka deklaruar se e ka mik, se i njeh familjen, ka folur shpesh ne emër të tij dhe familjes së tij. Luizi jo vetëm që nuk e pohoi në asnjë moment këtë gjë, por ai deklaroi se ata thjesht kanë punuar bashkë dikur.
Madje, duke folur për eleminimin e Sabianit nga ‘Big Brother VIP 1’, ai nuk u shpreh aq pozitivisht për Meridianin, duke thënë: “Imagjino të dalë Sabiani dhe të rrijë Meridiani”. Këto aludime u shtuan edhe më shumë pasi pas daljes së Luizit nuk janë parë bashkë në asnjë moment, madje nuk kanë bërë foto.
Në Post Big Brother VIP, Luizi deklaroi se duke marrë parasysh famën dhe vëmendjen e madhe që ka marrë që kur u bë pjesë e shtëpisë më të famshme, të gjithë u ‘sulën’ për të marrë pak nga fama e tij duke e mbështetur dhe duke thënë vetëm fjalë të mira për të.
E në mesin e atyre që e kanë mbështetur, ai tha se shumë prej tyre e kanë shfrytëzuar duke përmendur këtu edhe ata persona që nuk e kanë ndihmuar atëherë kur ka pasur më shumë nevojë për ta.
“Kam kuptuar këto ditë që shumë vetë më kanë shfrytëzuar gjatë qëndrimit tim brenda. Qofshin njerëz të thjeshtë, banorë. Për sa kohë jemi në një vend demokratik është e drejta e secilit ta bëj. Që të gjithë ata njerëz që më braktisën që më shkelën, sot kanë qenë në qindra emisione, studio, rrjete sociale duke u treguar se kush më ka njohur përpara. Në lojë në shtëpi, kam qenë më direkt se të gjithë. Ata e dinë shumë mirë se kush janë”, theksoi mes tjerash Ejlli.
Dhe duket se u është referuar pikërisht atyre.
Të paktën kështu na ka bërë të mendojmë pasi Luizi i ka hequr të tre nga Instagrami. Ai i hoqi ata disa ditë më parë dhe i riktheu sërish. Por, tani duket se ka vendosur përfundimisht mos t’i ketë më ‘miq’.