Një dasmë të vertetë! Kjo është surpriza e madhe e përgatitur nga produksioni për çiftin e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.
Dashuria e tyre do të kurorëzohet në datën e finales së madhe të 6 majit me praninë e njerzve të afërt.
Vip Magazine mëson se dëshmitare në dasmën e çiftit do të jetë gjyshja e moderatores e cila tashmë njihet dhe nga publiku si nëna Leta.
Ditën e djeshme Luizi dhe Kiara festuan të ndarë 3 muaj nga dasma e realizuar në shtëpinë e BBV, ku ata dhanë edhe puthjen e parë.
Ndërkohë në mbrëmjen e eliminimit të Kiarës, Luizi i bëri asaj një propozim duke u ulur në gjunjë përballë milionave shqiptarve.
Pas daljes nga Big Brother VIP, Kiara ka nisur përgatitjet për ceremoninë që do të mbahet me datë 6 maj.
Ajo ka vendosur kontakt edhe me familjarët e Luizit duke kaluar edhe më shumë kohë me nënën e Luizit e cila udhëtuar nga Amerika për të qene afër djalit të saj në këtë ditë të madhe.