Aktori Gentian Zenelaj njihet për qëndrimet e tij në rrjet sidomos kur bëhet fjalë për çështje të artit, ku edhe vetë është i përfshirë.
Së fundmi në një lidhje telefonike me emisionin radiofonik “Merre Me Long” në Top Albania Radio ai i ka mëshuar faktit që artistët e vërtetë nuk janë ato që të gjithë pamë dhe stërpamë në “BBV”.
“Duhet t’ju tregojmë shqiptarëve që thellë-thellë artistët nuk janë ata që panë në “Big Brother”. Jemi më të mirë se aq,”-është shprehur ndër të tjera Genti.
Kujtojmë që këtë sezon në Big Brother Vip ishin pjesëmarrës shumë personazhe të njohur sidomos nga fusha e aktrimit.