Getinjo dhe Vivien i kanë dhënë fund lidhjes që nisën në “Big Brother VIP Kosova”. Lajmi është bërë i ditur nga burime për “Prive” së bashku me arsyen e ndarjes.
Raportohet se dyshja kanë pasur disa debate të vazhdueshme me njëri-tjetrin gjë e cila ka sjellë më pas dhe ndarjen e tyre. Sipas burimeve shkak janë bërë dhe pikëpamjet e ndryshme përsa i përket të ardhmes së “përbashkët”.
Raportohet se një prej debateve të tyre më të forta ka ndodhur në Zvicër një ditë pas festimit të 30- vjetorit të ish-banores.