Loading...

Çfarë i ndodhi?Efi qan me ngashërim e vetme në oborr

Mbrëmjen e djeshme, Efi Dhedhes ka qëndruar për një moment vetëm në oborr. Ajo mori një batanije me të cilën u mbështoll dhe më pas u shtri e vetme në një kolltuk.

E teksa ishte vetëm, Efi është përlotur. Nuk dihet arsyeja se pse ajo ka qarë, pasi gjatë kësaj jave katër finalistët kanë bërë vetëm humor, gallata dhe batuta.

Efi së bashku me Luiz Ejllin, Dea Mishel dhe Krist Aliajn, kanë pasur javën më të qetë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ata kanë lënë pas hatërmbetjet mes tyre dhe kanë vendosur që ditët e mbetura deri më 6 maj, kur do të mbahet finalja e madhe, të jenë vetëm me gëzime.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com