Një lajm i bukur vjen nga një prej çifteve që u njohen në Big Brother Vip Kosova. Bëhet fjalë për Getin dhe Vivien të cilët do të bëhen prindër për herë të parë.
Burime për Revistën Who bëjnë të ditur se Vivien është në pritje të ëmbël dhe se çifti momentalisht nuk dëshirojnë që këtë lajm ta ndajnë me publikun duke e shijuar në privatësi këtë periudhë të ëmbël.
Kujtojmë që Vivien dhe Getinjo nisën një nga lidhjet më të bukura të dashurisë brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë, që vazhdoi edhe pas daljes së tyre duke u kthyer në një nga çiftet më të komentuar në media e rrjete sociale.