Loading...

Rrëfehet Keisi: Nuk e dija se Kristi ishte i lidhur jashtë, u ndjeva keq kur e mësova

Keisi Medin foli mbrëmjen e djeshme për raportin që kishte me Kristin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe lidhjen e këtij të fundit jashtë shtëpisë me një vajzë të quajtur Zaza.

Ajo u shpreh se është ndjerë keq kur ka dalë dhe ka mësuar për lidhjen e tij pasi nuk ishte në dijeni, ndërsa e quan tradhti nga ana e tij.

“Tradhti nga ana e tij po, por unë jam më e mirë se sa duhet. Ai brenda ka shprehur se ka një njohje, nuk ka thënë që ka një lidhje. Jam ndjerë keq sepse ka thënë thjesht një njohje, nuk e mendova që ishte kaq serioze”, u shpreh ajo në “Më lër të flas”.

Keisi rrëfeu se një herë Kristi i ka kërkuar t’i bëjë flokët si Zaza.

“Çudia më e madhe ishte kur Kristi më tha njëherë aty brenda t’i bëja flokët e shkurtra, të zeza, se të shkojnë më shumë. Dhe kur pashë këtë gjënë jashtë… Çudi më erdhi”, tha Keisi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com