Që nga mbrëmja e së enjtes Luizi i ka mbajtur një qëndrim shumë të ftohtë Kiarës.
Këngëtari është në një mision, por moderatorja nuk e di një gjë të tillë dhe duket shumë e mërzitur.
Madje sot teksa po laheshin në dush, Luizi i tha Kiarës se ky është dushi i fundit bashkë.
“Ndjen kënaqësi kur më mërzit?”, e pyeti Kiara dhe më pas doli nga dushi e mërzitur.
Luizi iu drejtua kamerës dhe tha se po çmendet.