Loading...

Kriset marrëdhënia e Efit me të dashurin misterioz? Ja çfarë ndodhi me çiftin pas pushimeve ekzotike

Vetëm pak ditë më parë, Efi u rikthye në lojën e “Big Brother”. Me hyrjen e saj, dinamikat në shtëpi kanë qenë të forta, ku kanë ngulmuar me përplasjen mes saj dhe çiftit Luiz-Kiara.

Por krahas fokusit të lojës, Efi shumë e ndjekur është edhe për jetën e saj personale.

Vetëm pak ditë më parë, jashtë shtëpisë ajo festoi ditëlindjen, ku përkrah saj për herë të parë, u pa edhe i dashuri. Ndonëse vetë Efi nuk ka preferuar të ndajë asnjë foto me partnerin e saj, shkrepjet në krah të tij nuk kanë munguar.

Ndonëse jo publikisht, partneri i saj e ka shoqëruar përgjatë gjithë natës, duke i qëndruar në krah. Miqtë dhe të pranishmit në festë kanë shfaqur edhe momentin ku çifti nuk i fsheh përqafimet.

Për herë të parë, Efi foli për këtë lidhje teksa u bë pjesë e “Big Brother”, duke e përshkruar si një histori të mrekullueshme mes të dyve, ndonëse në hapat e parë të lidhjes. Ndonëse Luizi e ngacmoi disa herë që ajo të tregonte diçka më shumë, ishte e kotë.

Efi nuk ndau me Luizin dhe Nitën asnjë detaj të tij, përveç faktit që është njeri i qetë dhe se nxjerr më të mirën e saj. Më herët, ajo ka thënë se i dashuri i saj është ekonomist. Madje, në një bisedë mes të dyve, Efi u shpreh se për partnerin e saj është folur disa herë në shtëpi me emër dhe mbiemër. Me rikthimin në shtëpi, ndryshe nga hera e parë, ajo ka zgjedhur të mos flasë më për këtë raport.

E pyetur nga Luizi, se si po shkonte lidhja jashtë, ajo u mjaftua duke thënë mirë, duke mos ndarë detaje të tjera.

Ndërkaq, të shumta kanë qenë zërat në rrjet, që kanë thënë se në fakt Efi dhe partneri i saj janë duke kaluar një periudhë jo të mirë mes tyre.

Mbetet për t’u parë nëse vetë banorja do të zbulojë diçka më shumë në lidhje me këtë histori. Partneri i ri i Efit është një personalitet në fushën e ekonomisë dhe një figurë publike për ekranet shqiptare.

Duke qenë se kjo lidhje është në hapat e parë, ajo ka preferuar ta mbajë sa më diskret identitetin e tij, të paktën sa lidhja e tyre të konsolidohet. Si një natyrë hermetike, shpesh ajo ka bërë kompromis duke zbuluar se është i dashuri i ri që e përkëdhel edhe me dhurata herë pas here, duke i ofruar një jetë më të mirë.

Jeta e Efit ka ndryshuar pas kësaj lidhjeje, ku përveç famës dhe ofertave të ndryshme, tashmë ndjehet e bekuar edhe në dashuri. Kujtojmë se menjëherë pas daljes, Efi mori disa ftesa për në televizion, por edhe u bë pjesë e klipit të reperit Mozzik. Në një bisedë me Nitën dhe Luizin, Efi është shprehur se qetësia e tij e ka bërë për vete që në fillim.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com