Loading...

Kiara pranon se e nxorri Luizin dhunues vetëm të fitonte lojën

Rrjeti është ndezur në komente më shumë se kurrë pas debateve të ndodhura mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP”.

Gjithçka nisi kur Luizi futi kohë më parë në lavaman Kiarën dhe ajo e bëri dhunues atë para të gjithëve, dhe e vetmja që i doli asokohe në mbrojtje ishte Efi, e cila specifikoi se Kiara e kishte shumë të thjeshtë ta evitonte situatën duke thënë “largohu”, por sipas Efit, për Kiarën ishte më e rëndësishme të fitonte lojën.

Disa fjalë të Efit u përmblodhën në një video dhe iu “servirën” Kiarës, e cila nuk ishte aspak dakort me mikeshën e saj. Kiara u shpreh se asaj nuk i interesonte loja, megjithëse prime-n e ardhshëm e nxorri Luizin dhunues.

Mirëpo mbrëmjen e djeshme Kiara ka pranuar (pa dashur) me gojën e saj se nuk reagoi gjatë “dhunës” që Luizi i ushtroi tek lavamani pasi donte të fitonte lojën.

Të shohim si do të reagojë Luizi pas daljes nga BBV, i cili asokohe u “kryqëzua” për dicka që nuk e bëri kurrë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com