Loading...

Ish-konkurenti i ‘Përputhen’ shpallet kampion në Bodybuilding

Ish-konkurenti i “Përputhen”, Beart Rexhepi, i cili u bë i njohur pas lidhjes me Tea Trifonin ka vendosur të tërhiqet nga bota e ekranit. Edhe pse është aktiv në rrjetet sociale, ai prej kohësh ka qënë i fokusuar në një fushë që lidhet me fitnessin.

Bearti është bërë kampion në nivel vendi në garat e Federatës së Bodybuilding.

Në kategorinë e fitnesit “Men’s Physique 1.83”, Bearti mori vendin e parë i parë, i cili falë performances, u shpall edhe fitues i vendit të dytë në kategorinë “Absolute Champion Men’s Physique”.

Kujtojmë se pasioni për fitnessin e ka shoqëruar prej vitesh Beartin e mesa duket ka vendosur ta çojë pasionin në një stad tjetër.

Në jetën personale, Bearti prej kohësh është në një lidhje të re dashurie.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com