Finalisti i “Big Brother VIP Kosova”, Artan Thaçi ka hedhur akuza të forta ndaj produksionit.
Ai rrëfeu shumë detaje në emisionin “Kendiv” rreth përvojës së tij, por edhe raporteve jashtë me disa nga ish-banorët.
Ndër të tjera, ai tregoi se shumë persona i kishin bërë të ditur se çmimi final ishte shitur.
Sipas tij, Stresi fitoi sepse e ka vlerësuar masa, por në anën tjetër nuk mohoi se ka pasur persona që i kanë thënë se çmimi është shitur në fillim.
“Pasi ka përfundu kanë qarkullu shumë fjalë. Ka që më kanë thëne se çmimi ishte i shitur që nga fillimi. Ishalla so kështu…”, u shpreh ai.
Artani foli edhe për kontaktet me Vedatin e “Stupca”-ve dhe atë se pse ai nuk është dakord me humbjen.
”Kam folur me të. Ai nuk është dakord, qarkullojnë lloj lloj lajmesh”