Loading...

Fjalët e fundit që Olta i tha Luizit para se të dilte nga shtëpia

Olta Gixhari ka vendosur mbrëmë të heqë dorë përfundimisht nga gara e saj në “Big Brother VIP2”. Vendimi i saj ishte i papritur për banorët e shtëpisë dhe publikun gjithashtu.

Ajo ka shprehur mungesën e djalit dhe shpesh ka pasur gjendje të rënduar emocionale. Ajo ka thënë se para se të jetë lojtare e “Big Brother”-it, është nënë dhe familja për të është gjëja më e shenjtë.

“Jam djegur nga malli për të dhe në këtë moment nuk ka finale në botë që të më bëjë të ndryshoj mendje”, tha aktorja.

Teksa dha vendimin për tu larguar nga shtëpia, Olta mori një surprizë nga Vëllai i Madh. Djali i saj Amari e priste në dhomën e surprizave. Ajo ka shpërthyer në lot në momentin e parë që e pa.

Largimi i aktores i përloti të gjithë banorët por kryesisht Dean, Luizin dhe Kristin. Madje këngëtari i njohur i kërkoi te dera të mos ikte, ndërsa Olta i tha: “Të dua fort”.

Nga ana tjetër, Luizi i tha që t’i thotë “Dorit më fal për gjithçka, është veç lojë”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com