Efi dhe Nita, kanë patur një diskutim me tone të larta, në të cilin nuk mungon as emri i Luizit. Efi i kërkon Nitës të mos ia keqinterpretojë fjalët, ndërkohë Nita i thotë që kjo sjellje prej saj është e dobët, sakaq i tregon që fjalët që i ka thënë Efit më parë, nuk kanë patur tendencë të keqe. Sa për Luzin, i cili tërthorazi është shkak i kësaj bisede, Efi ka thënë se ai është më i afti në lojë dhe kjo është e padiskutueshme.
Efi: Më the mua ndërhyve te pjesa e Luizit, të thashë, Nita nuk ka lidhje fare të ndërhysh. Është aftësi e çdokujt ta bëjë. Merri gjërat me radhë, mos më ha fjalët.
Nita: Dëgjo çfarë jam duke folur, nuk është kështu.
Efi: Mos ma përmend më Prime-n, më vjen keq për kofidencën që u jap njerëzve.
Nita: A u çove, ike, shumë mirë.
Efi: Nuk merrem me njerëz që më hanë fjalët.
Nita: Po tregohesh e dobët që po e përdor. Nuk e bëra me të keq.
Efi: Nuk të thashë që e bëre me të keq. Diskutimi ishte në vend tjetër, ti e çove ku doje.
Nita: Ku e çova?
Efi: Unë sa fola, ti the ndërhyve te pjesa e Luizit. Luizi është më i afti në lojë dhe kjo është fakt.