Që prej hyrjes në Big BrotherVIP, Luiz Ejlli është një ndër emrat më të komentuar në publik.
Dashuria dhe simpatia e madhe që publiku kapër këngëtarin u reflektua dhe në rrjetet sociale ku Instagrami i tij i cili në shumë pak koh arriti të mbledhë mbi 600 mijë ndjekës.
Mirëpo profili i tij duket se shkaktoi përplasje mes familjarëve të Luizit dhe produksionit të “BBVIP”.
Ata i kërkuan të drejtën e menaxhimit të Instagramit të tij por familjarët e këngëtarit nuk pranuan dhe profili u kthye në emrin e motrës së Luzit duke fshirë kështu çdo postim të tij.
Por ditën e sotme është vënë re se profili është zhdukur dhe nuk figuron më me asnjë emër.Nuk dihet ende se cila është arsyeja që motra e këngëtarit mori një vendim të tillë.
Kujtojmë se kunati i Luizit njoftoi aso kohe se produksioni ka tentuar të marrë instagramin e Luizit me pretendimin se ka të drejtat për emrin dhe llogarinë e tij. Tahiri u shpre se nuk i është vënë në dispozicion asnjë dokument që e fakton këtë gjë.