Moderatorja e “Fan Club”, Megi Pojani, ka bërë një intervistë me astrologen e njohur, Laura, e cila ka folur për disa nga banorët e “Big Brother VIP 2”.
Kur po fliste për Luiz Ejllin, ajo u shpreh se ai i përket shenjës së Gaforres dhe ‘Gaforret dinë ndonjëherë me manipuluar situatën në favor të vetes’.
“Janë shumë të ndjeshëm, bien shumë keq në dashuri. Ka raste që nuk i pëlqen në pjesën e dashurisë që gjendet, por e ka shumë të vështirë të dalë. Në jetët e kaluara është martuar 4 herë. Kështu që i bie prandaj e ka si pikë të dobët pjesën e dashurisë”, tha ajo.
E pyetur nga Megi nëse e kanë lënë apo i ka lënë, astrologia përgjigjet:
“E kanë lënë. Nuk do me thënë se e ka traumë. Nënvetëdija e vet e tërheq gjithmonë pjesën e familjes, rehatisë, martesës”.
Sipas saj, qëllimi kryesor nuk është që të gjejë dashurinë e tij të vërtetë pasi ka edhe qëllime të tjera.
“Këtë vit e ka mirë, por edhe vitet në vijim. E ka shumë të lehtë me shëruar pjesën e traumës. Ka me pasur shumë fat dhe shumë sukses në dashuri”, tha Laura.