Stresi është shpallur fituesi i edicionit të parë të BBV Kosova, duke marrë kështu çmimin e madh.
Pesë finalistët e fundit kanë qenë Mbresa, Julia, Artani të cilët u larguan më herët, ndërsa Stresi dhe Vedati fikën dritat e shtëpisë më të madhe të Kosovës.
Finalistët morën të gjithë nga 10 mijë euro, përveç fituesit që mori çmimin e madh prej 200.000 euro.
Kujtojmë që Stresi është futur që ditën e parë duke bërë kështu 103 ditë brenda shtëpisë, ndërsa Vedati ka qëndruar 60 ditë.