Loading...

Vis Pupa rrëfen historinë prekëse: Po i afron data…

Elvis Pupa është një tjetër banor i cili ka arritur të marrë aprovimin e shikuesve dhe zemrat e tyre. Gjatë ditëve të fundit përveç humorit që e karakterison, Visin e kemi parë të zhytyr edhe në mendime.

Së fundmi ai ka folur me Oltën për gjendjen e tij emocionale dhe ka treguar se e mendon me dyshime qëndrimin brenda shtëpisë pasi ka pasur ngarkesë shumë të fortë emocionale.

Ai ka rrëfyer përballjen me një moment të vështirë të jetës së tij, humbjen e të atit. Aktori tha se të atin e ka humbur në det si pasojë e dallgëve të forta. Për të ka qenë e vështirë ta pranonte këtë humbje, por me ndihmën e një shoku i cili ishte psikolog, arriti ta kalonte e të bëhej më i fortë përballë situatave të ndryshme në jetë.

“Babin, me atë e kam. Po i afron data e ditëlindjes. Tetë vite po bëjnë që e kam humbur. E kam humbur në aksident në det”, tha ai.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com