Loading...

Pse u nda Keisi dhe Lorenci jashtë shtëpisë së ‘Big Brother Vip’?

Në spektaklin e të shtunës, Lorenc Hasrama konfirmoi lidhjen që kishte pasur jashtë shtëpisë me banoren tjetër, Kejsi Medinin. Por, të dy banorët u deklaruan që tashmë gjërat mes tyre në aspektin dashuror ishin mbyllur 100 për qind.

Luizi e pyeti Keisin nëse ka akoma diçka mes saj dhe Lorencit dhe kjo e fundit u përgjigj se jo. Sipas saj, nëse do e kishte ende të hapur marrëdhënien me Lorencin, nuk do krijonte diçka me Kristin brenda shtëpisë.

Ajo madje i tha Luizit se Lorenci nuk e ka bërë deklaratën për vëmendje, por thjesht për të mos u dukur në sy të publikut, sikur ai po jepte informacione nga jashtë. Keisi shtoi se ka shumë besim te Lorenci, pavarësisht se deklarata e tij mori ato përmasa.

Pas spektaklit të së shtunës, Kejsi ka shpërthyer në lot dhe ka qenë Luizi ai që i ka qendruar pranë duke i thënë se e ka si motrën e tij e do ta mbrojë, gjithashtu e ka pyetur pse nuk i ka treguar pasi ai mund ta ndihmonte.

Kejsi ka mohuar lidhjen me Lorencin duke thënë se nuk ka qenë e lidhur me të, dhe se nuk e ka pritur që ai të tregojë. Pas kësaj, ajo pati një sqarim dhe me Lorencin.

”Për Zotin nuk kam ditur si ta them, nuk dua të justifikohem, por jam shprehur vetëm nga ajo pjesa e ngacmimeve që kemi patur.

Nuk doja që të penalizoheshe ti apo unë, të thonin që po të jap informacione”, u shpreh këngëtari, nga ana tjetër, Keisi u shpreh se në disa raste e kishte paralajmëruar të kishte kujdes në ato çfarë bënte.

“Nuk ka patur asnjë lloj mesazhi. Po sa herë jam munduar të të them kujdes! Duke qenë se ne kemi konfidenca, njerëzit nuk e kuptojnë. Disa gjëra mendohen para se të fliten. Pse të kam kthyer përgjigje “po Lori po”, që të mos flasësh më pra, nuk ke pse”

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com