Loading...

Olta shkon të ulet afër tij, por Luizi bën veprimin që nuk pritej

Si çdo ditë, Luiz Ejlli është banori i parë që zgjohet nga gjumi në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Këngëtari pasi pastron vendin ku bëjnë kafen, e përgatit një për vete dhe qëndron jashtë vetëm.

E teksa po qëndronte vetëm në oborr, aty po shkonte Olta Gixhari. Kur kjo e fundit po i afrohej, zgjodhi të largohej duke u ulur në pjesën e verandës së shtëpisë.

Nuk dihet se pse Luizi vendosi që bënte këtë veprim, pasi së fundmi nuk kanë pasur debate me njëri-tjetrin.

Madje ata mbrëmë kanë ndenjur duke biseduar deri vonë së bashku me Kiarën dhe Armaldon.