Olta dhe Kristi duket se nuk ruajnë më të njëjtin raport shoqëror si në fillim dhe kjo duket nga debatet dhe komentet për lojën e njëri-tjetrit nuk kanë të ndalur.
Së fundmi, teksa po bënte xhiro rreth pishinës me një nga banorët, Olta ka treguar se përse zgjodhi të shkëputej nga Kristi ku tha se nuk i pëlqente loja e tij manipuluese.
Aktorja foli edhe për lidhjen që Kristi ka krijuar aty brenda me Keisi Medinin duke thënë që nuk e beson fare pasi Kristi e ka thjeshtë një strategji loje.
“Mua askush nuk me ka bërë pyetjen se përse nuk rri më me Kristin, dhe e vërteta është që unë nuk isha dakord për lëvizjet manipuluese të tij.
Të gjithë e shitën sikur unë isha xheloze për Keisin por ne fakt kam qenë unë ajo që nuk kam qëndruar me të, u shkëputa totalisht sepse nuk isha fare dakord me rrugën që zgjodhi.
Ai priste të ishte edhe me Keisin edhe me mua, atë bënte lojë me të dyja, unë këtë komoditet nuk ja dhashë, ai Keisin e ka për lojë e ke 100% te sigurt sepse nuk mund teëzgjohesh ti një dite të bukur dhe të thuash që jam i dashuruar kur nuk kanë bërë asnjë bisedë më parë.
Kur u shkëputa ai filloi të më ofendonte, ndërkohë që disa ditë më parë më thoshte ti je imazhi më i mirë i kësaj shtëpie.
Nuk e ke idenë sa herë kam shkuar duke qarë tek dhoma e rrëfimit nuk e besoja dot se si ky njeri mund te hidhte baltë mbi miqësinë që kishim”, shprehet aktorja.