Loading...

Nuk përmbahet Olta dhe bën parashikimin e madh: Po doli Kiara…

Nominimi i fundit mes Oltës dhe Kiarës ka shkaktuar debate të shumta në shtëpinë e Big Brother.

Olta Gixhari dhe Deamishel kanë qëndruar në suitën që Vëllai i Madh i vuri në dispozicion për 24 orë.

Vajzat kanë diskutuar shumë biseda mes njëra-tjetrës por kryesorja është ajo e nominimit ditën e shtunë, ku në televotim është Kiara dhe Olta.

Aktorja është shprehur se nëse Kiara del, atëherë Luizi do ta kuptojë magjinë e madhe që të jep liria në këtë lojë.

Sipas saj, Kiara i merr shumë energji dhe kur ajo të dalë thotë se Luizi nuk do ta vuajë fare këtë gjë.

“Ai ka për të qenë brilant kur të dalë Kiara. Ai është non stop me atë. I merr shumë energji. Po doli Kiara, ai do jetë flakë fare edhe as ka për ta vuajtur fare. Do vuajë cik dy ditët e para. Ai do kuptojë magjinë e madhe që të jep liria në këtë lojë. Ai nuk e ka idenë, sepse ka që në 24 dhjetor pas Kiarës” u shpreh Olta gjatë bisedës me Deamishel.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com