Loading...

Miqtë zbulojnë të dashurin e Efit

Efi festoi pak ditë më parë ditëlindjen e saj të 28 në një festë të madhe, ku të ftuar ishin njerëzit e saj të dashur, miq e ish-banorë të Big Brother.

Nëpër fotot që aji vetë publikoi nuk u duk gjëkundi partneri i saj, por në fakt ai nuk kishte si të mungonte në festë.

Ndonëse jo publikisht, partneri i saj e ka shoqëruar përgjatë gjithë natës, duke i qëndruar në krah. Miqtë dhe të pranishmit në festë kanë shfaqur edhe momentin ku çifti nuk i fsheh përqafimet.

Gjatë qëndrimit në Big Brother, ndonëse Luizi e ngacmoi disa herë, Efi nuk ndau asnjë detaj të tij, përveç faktit që është njeri i qetë dhe se nxjerr më të mirën e saj. Më herët, ajo ka thënë se i dashuri i saj është ekonomist. /Dritare.net

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com